Kina është paralizuar nga koronavirusi, i cili u ka marrë jetën deri më tani 56 personave, ndërsa po përhapet me shpejtësi të madhe.

Sefer Vrana, student shqiptar në provincën Guandon të Kinës, rrëfeu në një lidhje direkte për Abc News realitetin e frikshëm në Kinë.

Seferi u spreh se prej tre ditësh nuk dalin nga shtëpia, ndërsa çdo ditë zgjohen me frikën se mos janë prekur nga virusi vdekjeprurës.

“Frika është shumë e madhe, ngriemi çdo ditë dhe shikojmë mos jemi të prekur. Frika është shumë e madhe, zgjohemi në mëngjes dhe kontrollojmë veten mos kemi temperaturë apo dhimbje bajamesh.”, shprehet ai

Studenti theksoi po ashtu se edhe në momentin kur dalin pajisen me maska dhe mundohen të mos prekin në shumë vende.