Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, ka rezultuar negative edhe në testin e dytë për koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverise Federale në Gjermani Steffen Seibert.

Ai theksoi se kancelarja do të vazhdojë të punojë nga shtëpia.

Merkel u fut në karantinë të dielen e kaluar, pasi kishte kontakt me një mjek i cili ishte diagnostifikuar pozitiv me koronavirus, raporton Die Welt përcjell Klan Kosova.

Ajo kishte marr pjesë në mbledhjen e kaluar të Qeverisë nëpërmjet telefonit.