Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu ka uruar LVV-në dhe LDK-në për fitoren e zgjedhjeve.

Sejdiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se LVV dhe LDK tani janë para një momenti të rëndësisë jetike.

Postimi i plotë:

Uroj nga zemra LVV-në dhe LDK-në për këtë fitore të përbashkët!
Por LVV dhe LDK tani janë para një momenti të rëndësisë jetike. Ato kanë obligim ndaj qytetarëve dhe përkrahësve të tyre, që me dalje masovike në këto zgjedhje ua mundësuan këtë fitore të përbashkët, që pa vonesa të konstituojnë Legjislaturën e 7-të dhe së bashku të formojnë Qeverinë.
Ka tepër punë për të bërë në këtë vend, për të humbur kohë në manovrime politike.
Mos na e humbni BESIMIN se ERDHI DITA!

Uroj nga zemra LVV-në dhe LDK-në për këtë fitore të përbashkët!Por LVV dhe LDK tani janë para një momenti të rëndësisë…

Gepostet von Korab R. Sejdiu am Montag, 7. Oktober 2019