Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar për veprën penale “Kontrabandim me kafshë”.

Policia e Kosovës të hënën në ora 19:10, në fshatin Luhozhdë të Istogut janë arrestuar tre persona, pasi që të njëjtit dyshohet se me kamion kanë kontrabanduar gjashtë krerë gjedhe (lopë) nga Serbia në Kosovë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa gjedhet pas verifikimit nga zyrtarët e AUV-it janë konfiskuar.