Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar një person në fshatin Dumnicë të Podujevës, i cili po kontrabandonte 17 krerë gjedhe, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari kontrabandën e kishte bërë nga Serbia, derisa i njëjti është intervistuar.

“Fsh. Dumnicë, Podujevë 10.07.2021 ─ 20:20.  Njësitet policore kanë vërejtur të dyshuarin mashkull kosovar, i cili nga Republika e Serbisë i kishte futu (kontrabanduar) në territorin e Republikës së Kosovës 17 krerë gjedhe. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info