Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se kurrë nuk ka qenë në nivelin e tij të përmend emra.

Kjo, sipas tij, është hera e parë që përmend emra në Kuvendin e Kosovës, por thotë se i përmend atëherë kur don me vendos në pah hipokrizinë dhe argumentet të cilat e provojnë të vërteten.

“Unë isha ministër i Jashtëm vitin e kaluar, kur shkova aty i gjeta këtu. Drejtori im ishte vëllai i shefit të GP të LDK-së, zv- drejtori ishte vëllai i ish ministrit të Shëndetësisë të LDK-së. A keni dëgjuar ndonjëherë duke i përmend këta dy emra, sepse nuk është në nivelin tim të merrem më këso gjera”, ka thënë Konjufca në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, transmeton “Indeksonline”.

Ai ka thënë se nuk bën propagandë sepse nuk është në nivelin e tij.

“Kam mund të propagandoj, por s’ma lejon ndërgjegjja, sepse nuk është nivel i diskutimet. Me ia numëru familjarët në BQK me fillu këtu me ua numëru familjarët në telekom. Vetëm opozita po të betohem në vajzat e mia 150 familjarë t’i dorëzoj me listë. Po flas të deputetëve opozitarë. Dhëndri, vjehrra, vëllai, motra, krejt”, ka shtuar Konjufca.

Krejt ky debat i kryeparlamentarit është zhvilluar pas një përplasje të tij me deputeten e PDK-së, Ganimete Musliun.