Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka bërë të ditur se në rrugën “28 Nëntori”  ka konfiskuar në afërsi të veturës së dyshuarit ,  një mulli për bluarjen e narkotikëve, raporton Llapi.info

Në raportin ditor të PK-së po ashtu thuhet se të njëjtit person i është sekuestruar edhe një qese e vogël me substancë narkotike e llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt /Llapi.info