Një person është arrestuar në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, pasi tek i njëjti janë gjetur substancë narkotike, një thikë dhe 35 euro, shkruan Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, të dërguar medieve.

“Rr. Xhemail Mustafa. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek ai janë gjetur dhe sekuestruar: 10 foli me substancë të dyshuar narkotike pesha e të cilave nuk dihet, një thikë dhe 35 €. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info