5 armë zjarri dhe 37 copa municion janë konfiskuar dje në fshatin Katunishtë të Podujevës, me ç’rast policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje.

Lajmin për portalin Llapi.info e ka bërë të ditur policia e Podujevës në raportin e saj për 24 orët e fundit.

Në 24 orët e fundit në Podujevë, gjegjësisht në rrugën “28 Nëntori” ka ndodhur një vjedhje e kuletës dhe telefonit. Por, sipas policisë, ankuesi dyshon se edhe mund t’i kenë humbur kuleta dhe telefoni.

Po ashtu, siç njofton policia, në rrugën “28 Nëntori” ka ndodhur edhe një aksident trafiku mes dy veturave. Të lënduar në njerëz nuk ka./Llapi.info