Policia e Kosovës dje gjatë patrullimit në rrugën Rahovec-Suharekë – fshati Opterushë, si dhe në fshatrat Ponoshec dhe Bec ka konfiksuar 12 patentë shoferë.

Kështu ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi në Facebook.

“Gjatë këtij plani janë konfiskuar 12 patentë shoferë për tejkalime në vende të ndaluara me shenja horizontale, kthesa dhe tejkalime të kolonës së mjeteve.

Policia e Kosovës, për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për drejtuesit e automjeteve të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut, nuk do të bëjë asnjë tolerim, do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi”, thuhet tutje në njoftim.