Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 9 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 1.871 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve është një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, derisa janë shëruar 14 pacientë. Rastet e reja janë nga Komunat: Gjilan 5 raste, 2 në Prishtinë, 1 në Viti dhe 1 në Podujevë.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,797 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,261 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 105.376. Në total numri i rasteve aktive është 160./Llapi.info