Edhe 79 raste të reja me virusin korona janë konfirmuar sot në Kosovë, pas 210 testimeve të bëra nga IKSHPK-ja, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Instituti, rezultatet pozitive kanë dalë pas testimeve të bëra me mostrat e marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Siç ka njoftuar IKSHPK, tri raste janë nga Komuna e Podujevës.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 40 raste, komuna e Vushtrrisë 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 7 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Gjilan, Istog, Malishevë, Mamushë, Pejë dhe Suharekë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, sot janë shëruar edhe 71 pacientë nga po i njëjti virus, duke bërë kështu që numri i të shëruarve të arrijë në 1.577. Kurse, 1.250 është numri i rasteve aktive në Kosovë.

Numri i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 2,878. Prej tyre, 51 pacientë kanë ndërruar jetë dhe që të njëjtit kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese. /Llapi.info