Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka regjistruar sot edhe 71 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 612 mostrave, raporton Llapi.info.

Sipas IKSHPK-së, gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur edhe shtatë pacientë që kanë qenë të prekur me koronavirus, duke bërë kështu që numri i viktimave të arrijë në 596.

Siç thuhet në njoftimin e lëshuar nga Instituti, katër raste të reja me COVID-19 janë nga Komuna e Podujevës. 1 në qytet dhe me nga 1 rast në fshatrat; Llugë, Batllavë dhe Bellopojë.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Hani i Elezit, Kamenicë, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mamushë, Shtime dhe Suharekë”, thuhet në njoftim.

Po të dielën, në Kosovë janë shëruar 163 pacientë, duke çuar në total numrin e tyre në 11.435.

Bazuar në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 14.637. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 2.606./Llapi.info