Kosovës të martën i janë​ shtuar  edhe 71 raste të​ reja me koronavirus, pas testimit të​ 608 mostrave të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, raporton Llapi.info.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve është regjistruar një viktimë, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 601.

Siç thuhet në njoftim, dy raste të reja me virusin korona janë nga Komuna e Podujevës, gjegjësisht një në fshatin Repë dhe një në Lupç të Epërm.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të martën janë regjistruar edhe 199 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 2,378.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 14,763 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi./Llapi.info