Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka regjistruar sot edhe 61 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 464 mostrave, raporton Llapi.info.

Sipas IKSHPK-së, gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur edhe dy pacientë që kanë qenë të prekur me koronavirus, duke bërë kështu që numri i viktimave të arrijë në 613.

Siç thuhet në njoftimin e lëshuar nga Instituti, një rast i ri me COVID-19 është nga qyteti i Podujevës.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 19 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Deçan 2 raste, dhe me nga një rast komunat Drenas, Malishevë, Obiliq, Podujevë Skenderaj dhe Suharekë”, thuhet në njoftim.

Po të dielën, në Kosovë janë shëruar 119 pacientë, duke çuar në total numrin e tyre në 12.570.

Bazuar në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 15.063. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 1.880./Llapi.info