Kosovës të martën i janë​ shtuar 609 raste të​ reja me koronavirus, pas testimit të​ 1,590 mostrave, raporton Llapi.info.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 13 viktima.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 3 raste (83,76, 68 vjeç), Prizren 2 raste (62, 57 vjeç), Deçan 1 rast ( 70 vjeç), Kamenicë 1 rast ( 63 vjeç), Junik 1 rast (56 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 83 vjeç), Obiliq 1 rast (75 vjeç), Pejë 1 rast ( 66 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç)”, është thënë në njoftimin e IKSHPK-së.

IKSHPK ka bërë të ditur se në 24-orët e fundit në Komunën e Podujevës janë regjistruar 30 raste pozitive me COVID-19. 16 prej tyre janë në qytet, 4 në fshatin Sfeçël, 3 në fshatin Bradash, 2 në Siboc të Epërm dhe me nga një rast në fshatrat; Dumosh, Gllamnik, Peran, Popovë dhe Shakovicë.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të martën janë regjistruar edhe 350 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 12,864.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 35, 549 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi. Prej tyre 939 pacientë kanë vdekur./Llapi.info