Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 57 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 678 mostrave me mostrat e marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, raporton Llapi.info.

Gjatë 24-orëve të fundit, në Kosovë kanë humbur jetën edhe 4 persona të infektuar me COVID-19, duke çuar në total numrin e viktimave në 611.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, tre raste të reja janën ga Komuna e Podujevës. Një në qytet, një Dumnicë të Poshtme dhe një në Lladoc.

Të dhënat e së premtes tregojnë edhe për 137 pacientë të shëruar nga sëmundja që shkakton koronavirusi, duke bërë kështu që numri i tyre të arrijë në 12.325.

Bazuar në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 14.939 . Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 2.003./Llapi.info