Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 55 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 574 mostrave me mostrat e marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, raporton Llapi.info.

Gjatë 24-orëve të fundit, në Kosovë kanë humbur jetën edhe 4 persona të infektuar me COVID-19, duke çuar në total numrin e viktimave në 600.

Sipas njoftimit të lëshuar nga IKSHPK-ja, 2 rast2 të reja me COVID-19 janë nga Komuna e Podujevës. Një rast në fshatin Bajçinë dhe një në fshatin Lupç i Poshtëm.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prishtinë 8 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Junik, Kamenicë dhe Skenderaj”, thuhet në njoftim.

Të dhënat e së hënës tregojnë edhe për 150 pacientë të shëruar nga sëmundja që shkakton koronavirusi, duke bërë kështu që numri i tyre të arrijë në 11.585.

Bazuar në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 14.692. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 2.507./Llapi.info