Insitituti Kombëtari i SHëndetit Publik të Kosovës ka regjistruar sot edhe 392 raste të reja me COVID-19, pas testimit të 1.618 mostrave, raporton Llapi.info.

Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes, duke bërë kështu që numri i tyre të arrijë në 1.456.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (72 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Mitrovicë 1 rast (83 vjeç), Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Viti 1 rast (51 vjeç), Vushtrri 1 rast (62 vjeç)”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Podujevë janë konfirmuar 34  raste pozitive me virusin korona. Prej tyre, 12 janë në qytet, 5 në Batllavë, 5 në Bradash, 2 në fshatrat; Gllamnik, Shkovicë dhe Lladoc dhe me nga një rast në fshatrat; Bellopojë, Letanc, Llugë, Majac, Metehi dhe Zakutë.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 222 pacientë.

Kosova regjistroi rastet e para me koronavirus më 13 mars, 2020. Që atëherë, deri më 17 janar, janë regjistruar 58.088 raste, ku 1.456 pacientë kanë vdekur dhe 50.953 janë shëruar. Raste aktive aktualisht janë 5.679./Llapi.info