Në Kosovë sot janë regjistruar edhe 299 raste të reja me koronavirus dhe 1 rast i vdekjes, raporton Llapi.info.

Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike thuhet se rastet e reja pozitive rzultojnë nga testimi i 1,825 mostrave.

“Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prishtinë 1 rast (82 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, sot në Podujevë janë konfirmuar 29 raste pozitive. 12 prej tyre janë në qytet, 3 në fshatin Shajkoc, 3 në fshatin Dumnicë e Poshtme, 2 në fshatin Letanc, 2 në fshatin Shtedim dhe me nga një rast në fshatrat; Bajçinë, Batllavë, Llugë, Majac, Revuçë, Shakovicë dhe Katunishtë.

Nurmri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 54.560. Prej tyre, 1,388 pacientë kanë humbur jetën.

Pacientë të shëruar janë 47.605 – prej tyre 526 në 24-orëshin e kaluar, derisa raste aktive me koronavirus aktualisht janë 5.567./Llapi.info