Kosova ka regjistruar edhe 214 raste të reja me virusin korona, pas 413 testimeve të bëra nga IKSHPK-ja. Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar në një ditë më shumë se 200 raste të reja me COVID-19, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Instituti, rezultatet pozitive kanë dalë pas testimeve të bëra me mostrat e marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Instituti Kombëtar ka bërë të ditur se 3 raste janë nga Komuna e Podujevës.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 68 raste, komuna Ferizaj 55 raste, komuna Mitrovicë 35 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Han i Elezit 2 raste, komuna Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Junik, Suharekë dhe Shtime”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka njoftuar se ka shkuar në 86 numri i viktimave në nivel vendi, 4 pacientë të vdekur vetëm gjatë 24-orëve të fundit.  

Të mërkurën janë shëruar edhe 60 pacientë, duke çuar në total numrin e të shëruarve në 2.063.

Që nga shpërthimi i pandemisë në mes të marsit, në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 4.100 raste me koronavirus. Prej tyre, 1,951 mbeten raste aktive./Llapi.info