Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka regjistruar edhe 186 raste të reja pozitive me koronavirus, pas testimit të 1.049 mostrave, raporton Llapi.info.

Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (MIQ, QKUK), duke bërë kështu që numri i viktimave të arrijë në 663.

Sipas ISKHPK-së, një rast i ri me COVID-19 është nga Komuna e Podujevës, gjegjësisht në fshatin Llapashticë e Epërme.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 72 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Fushë Kosovë 17 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Skenderaj 8 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna e Lipjan 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kamenicë, Klinë, Malishevë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime”, thuhet në njoftim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 54 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.088 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.192.

Marrë parasysh në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 17.943. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 2.192./Llapi.info