Edhe 183 raste të reja me virusin korona janë konfirmuar sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, raporton Llapi.info.

Sipas IKSHPK-së, rastet pozitive kanë rezultuar pas 365 testimeve të bëra me mostrat e marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Siç ka njoftuar ky Institut, 3 raste janë nga Komuna e Podujevës.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 73 raste, komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Pejës 13 raste, komuna e Vushtrrisë 11 raste, komuna e Fushë Kosovës 10 raste, komuna e Lipjanit 10 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Ferizajt 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, me nga 2 raste komunat: Rahovecit, Viti, Istog, Graçanicë dhe me nga 1 rast komunat: Zubin Potok, Dragash dhe Malishevë”, thuhet në njoftim.

Gjatë njëzetekatër orëve të fundit, në Kosovë kanë ndërruar jetë edhe 3 pacientë, derisa numri i viktimave tashmë ka mbërritur në 82.

IKSHPK-ja po ashtu njoftoi se të martën janë shëruar 57 pacientë, me të cilët numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 2,003.

Që nga shpërthimi i pandemisë në mes të marsit, në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 3,886 raste me koronavirus. Prej tyre, 1,801 mbeten aktive./Llapi.info