Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 14 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 1.764 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, derisa janë shëruar 7 pacientë.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,707 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,255 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 105.280. Në total numri i rasteve aktive është 171./Llapi.info