Kosova ka regjistruar sot edhe 137 raste të reja me virusin korona, pas testimit të​ 869 mostrave, raporton Llapi.info.

Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Prizren), duke bërë kështu që numri i viktimave të arrijë në 653.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, 17 raste të reja me COVID-19 janë nga Komuna e Podujevës. 7 në qytet, 3 në Dumnicë të Epërme, 2 në Dumnicë të Poshtme dhe me nga një rast në fshatrat; Balloc, Letanc, Dumosh, Llugë dhe Sfeçël.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 54 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Podujevë 17 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Junik 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Mitrovicë, Novobërdë, Obiliq, Prizren, Suharekë dhe Viti”, thuhet në njoftim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 49 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.666 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.572.

Bazuar në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 16.891./Llapi.info