Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka regjistruar edhe 132 raste të reja me virusin korona, pas 486 testimeve të bëra me mostrat e marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të lëshuar, gjashtë raste të reja janë nga Komuna e Podujevës.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Ferizaj 16 raste, komuna Mitrovicë 16 raste, komuna Gjilan 12 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kamenicë, Klinë, Graçanicë, Kllokot, Mitrovicë e veriut, Obiliq, Rahovec dhe Skenderaj”, thuhet në njoftim.

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur 6 të infektuar me COVID-19, duke çuar në total numrin e viktimave në 118.

Sipas njoftimit, edhe 83 pacientë janë shëruar nga sëmundja që shkakton koronavirusi, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.545. Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 2.706.

Bazuar në të dhënat e fundit, numri total i rasteve pozitive është 5.369, nga 29.546 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2./Llapi.info