Kondogbia refuzon stërvitjet me Interin

Mesfushori Geoffrey Kondogbia raportohet se ka munguar në stërvitjet e Interit, pasi dëshiron transferimin te Valencia.

Sport Mediaset raporton se Kondogbia rrezikon të dënohet nga klubi italian si rezultat i mungesës në stërvitje.

Interi kërkon 30 milionë euro për francezin, për të cilin pagoi 40 milionë kur u ble nga Monaco dy vjet më parë.