Pas publikimit të lajmit se komuna e Podujevës nuk ka organizuar ndonjë aktivitet për dëshmorët e kombit për ditën e çlirimit të Podujevës, zyra për informim sonte në orët e vona ka vendosur që ta dërgoi një komunikatë lidhur me këtë ku thuhet se udhëheqësit e komunës do të bëjnë homazhe tek varrezat e dëshmorëve llapjanë.

“Udhëheqës të Komunës së Podujevës, të hënën, më 19 qershor, prej orës 9:30 do të bëjnë homazhe dhe do të vendosin  kurora me lule te varrezat e dëshmorëve llapjanë, siç kanë bërë në secilin përvjetor të Ditës të Çlirimit të Podujevës.”, thuhet në komunikatë.

Pas insistimit të gazetarit të Llapi.info për të marrë përgjigje nëse Veliu do të bëjë homazhe pranë varrit të heroit Zahir Pajazitit në kompleksin memorial “Zahir Pajaziti” në Orallan, zyrtarët për informim në komunë kanë thënë se Veliu do të marrë pjesë në këto homazhe.

Ndërsa për reagimin e asambeistëve në kuvendin komunal të Podujevës në komunikatë thuhet se janë ftuar shefat e tyre nga të gjitha partitë. Kështu duke përmendur edhe këshilltarin komnunal të PDK-së Flakron Gashi i cili kishte reaguar për mos lartësimin e dëshmorëve në Podujevë.

“Madje, për të qenë pjesë e delegacionit janë të ftuar edhe shefat e e grupeve të këshilltarëve komunalë nga të gjitha subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal në Podujevë.

Në agjendën e shpërndarë janë paraqitur vetëm aktivitetet sportive dhe kulturore, nĕ të cilat  ftohen edhe qytetarët për t’i përcjell. Ndërsa, për hir të korrektësisë, duke iu referuar reagimit të këshilltarit komunal të PDK-se, ia përkujtojmë se  më 5 maj, në Ditën e Dëshmorëve, vetëm anëtari i PDK-së ishte ai që mungoi dhe nuk ishte pjesë e delegacionit  në homazhe të organizuara nga Komuna te komplekset memorialë dhe varrezat e dēshmorëve.”, thuhet në komunikatë.