Komuna e Podujevë, përmes Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (DBPZHR) ka finalizuar projektin për mbështëtjen e blegtorëve llapjanë me 70 krerë mëshqerra, transmeton Llapi.info.

Sot ka përfunduar edhe faza e dytë e këtij projekti, ku është bërë shpërndarja e mëshqerrave për 28 fermerët e fundit.

Me këtë rast drejtori i DBPZHR-së, Vigan Salihu tha se mbështëtja për sektorin e blegtorisë është prioritet për këtë drejtori.

“Blegtoria është prioritet për ne si drejtori. Në kuadër të këtij projekti nga një mëshqerrë e kanë përfituar 70 blegtorë dhe sot ka përfunduar edhe procesi i shpërndarjes së tyre. Mbështetje ndaj këtij sektori do të vazhdojë, nga buxheti i komunës, por edhe në bashkëpunim me donatorë”. tha drejtori Salihu.

Ky projekt është realizuar nga DBPZHR, me bashkëfinancim edhe nga fermerët përfitues./Llapi.info