Rrallë herë komuna e Podujevës e udhëhequr nga Agim Veliu i paralajmëron mediet për vizitat e zyrtare kështu duke u dhënë mundësi vetës së tyre të shkruajnë vetëm atë që donë.

Rasti i sotëm ka të bëjë me vizitën e kryetarit të Podujevës në fshatin Dumnicë të Podujevës në të cilën është duke u shtruar trotuar ku në komunikatën e lëshuar nga komuna e Podujevës thuhet se banorët e Dumnicës janë shprehur të kënaqur me këtë trotuar ani pse që 17 vitë nuk është i shtuar.

Por nuk përmendet as një qytetarë i cili është shprehur ashtu. As në fotot e dërguara nga komuna, nuk shihet asnjë qytetarë duke biseduar me kryetarin Veliun apo me ndonjë nga zyrtarët komunal.

Më tutje, në komunikatë thuhet se kryetari Veliu ka thënë se projektet e komunës janë duke u finalizuar.

Por, nuk dihet nëse këto fjalë janë thënë nga kryetari Veliu pasi që gazetarët dhe mediat nuk janë njoftuar për të qenë prezent në këto prononcime.

Më poshtë po ua sjellim komunikatën e plotë të Komunës së Podujevës:

Në Dumnicë të Poshtme po ndërtohet trotuari

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka vizituar sot Dumnicën e Poshtme ku është duke u ndërtuar trotuari me kubëza në rrugën kryesore të këtij fshati.

Për të përcjellë nga afër punimet në ndërtimin e trotuarit, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi, vizituan sot fshatin Dumnicë e Poshtme, ku është duke u ndërtuar trotuari në një gjatësi prej 1,3 km.

Me këtë rast kryetari Veliu tha se në kuadër të realizimit të projekteve të infrastrukturës në Komunën e Podujevës, aktualisht janë duke u realizuar projekte të ndërtimit të trotuareve me kubëza dhe janë finalizuar disa të tjera.

“Ndërtimi i këtij trotuari me kubëza i shtohet projekteve të tjera të tjera që jemi duke realizuar gjatë këtij viti. Ndërtimi i trotuareve vazhdon të mbetet një nga prioritetet në investimet kapitale infrastrukturore, me qëllim të krijimit të mundësisë për lëvizje më të lehtë dhe më të sigurt të qytetarëve tanë, përgjatë rrugëve të asfaltuara”, tha kryetari Veliu.

Banorët e fshatit Dumnicë e Poshtme u shprehën të kënaqur për realizimin e këtij projekti, në këtë segment rrugor, sepse trotuari do të mundësojë lëvizje të sigurt të qytetarëve e veçmas nxënësve.

Në periudhën e deritashme të këtij viti në lokalitete të ndryshme të Komunës së Podujevës janë ndërtuar mbi 16.5 kilometra trotuare me kubëza.