Qyteti Podujevës pritet të dekorohet për festat e fundvitit javën e ardhshme, raporton Llapi.info

Komuna ka zhvilluar të gjitha procedurat e prokurimit dhe ka përzgjedhur kompaninë për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit. Gjatë kësaj jave do të nënshkruhet kontrata kurse javën tjetër do bëhet dekorimi i qytetit.

Vitin e kaluar komuna e Podujevës kishte ndarë 9.777 euro për dekorimin e qytetit ku përfituese ishte Kompania” Anea”.Edhe këtë vit “Anea” do të zbukurojë qytetin e Podujevës por, më lirë për 2177 euro sesa vitin që po lëmë pas, shkruan Llapi.info

Sipas zyrës për informim, kjo kompani është zgjedhur si ofertuesi më i lirë dhe është përfituese e tenderit.

“Kompania “Anea”, si ofertuesi më i lirë me 7.600 euro, është përfituese e tenderit, me të cilën gjatë kësaj jave do të nënshkruhet kontrata, kurse gjatë javës së ardhshme do të bëhet dekorimi i qytetit”, thuhet në përgjigjen komunës për Llapi.info

Po ashtu kjo kompani do i largoj zbukurimet që do të vendosen në javët e para të janarit /Llapi.info