Drunj të thyer dhe të rrëzuar në tokë po pengojnë qytetarët që dalin për rekreacion në Parkun e Paqes në Podujevë, shkruan Llap.info.

Ani pse kjo gjendje po vazhdon të jetë tash e disa muaj, Komuna e Podujevës deri më tani nuk ka ndërmarrë ndonjë aksion për largimin dhe pastrimin e këtij parku.

Në pamjet që ka siguruar Llapi.info, shihen drunjtë që kanë “bllokuar” shumë pjesë të këtij parku. Përveç tyre, disa prej tyre kanë mbetur të pezull mbi drunj të tjerë, të cilët shkaktojnë rrezik për frekuentuesit.

Përkitazi me këtë, edhe qytetarët që shfrytëzojnë këtë hapësirë kanë kërkuar intervenimin nga organet kompetente për largimin e drunjve.

Ndërkohë, kanë qenë të shpeshta rastet që drunjtë janë rrëzuar në këtë park, duke paraqitur edhe rrezik për ata që kalojnë kohë këtu.

Duhet përkujtuar se Parku i Pishave në qytetin e Podujevës është vendi më i frekuentuar nga qytetarë të moshave të ndryshme./Llapi.info

No description available.
No description available.
No description available.
No description available.