Drejtoria e Arsimit në Komunën e Podujevës sot ka shpallur konkurs për ndarjen e bursave për studentë dhe nxënës të shkollave të mesme për vitin akademik 2017/ 2018, njofton Llapi.info.

Sipas njoftimit të bërë nga zyra për informim përfitues të këtyre bursave do të jenë të gjithë ata nxënës e studentë që janë banorë të komunës së Podujevës dhe të cilët përmbushin kriteret e përgjithshme.

Dokumentet sipas njoftimit  dorëzohen në Qendrën e shërbimit për qytetarë në objektin e Komunës në afat prej 15 ditësh nga dita e publikimit në tabelën e shpalljeve të objektit të Komunës./Llapi.info

Lexo konkursin e plotë