Dëme të vogla janë shkaktuar në Komunën e Podujevës nga vërshimet e fundit që ndodhën pas reshjeve të fundit. Megjithatë, komunarët nuk kanë mjete për të bërë kompensimin e tyre.

Zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Nazmi Elezi, thotë se nuk kanë linjë buxhetore për dëmet që shkaktohen nga fatkeqësitë natyrore, shkruan sot “Koha Ditore”. Sipas tij, raportin e Komisionit për vlerësimin e këtyre dëmeve do t’ua procedojnë ministrive përkatëse të Qeverisë së Kosovës.

“Nga vërshimet e shkaktuara nga të reshurat e fundit dhe era e fuqishme, më 12 dhe 13 dhjetor, në Komunën e Podujevës janë shkaktuar dëme minimale.

Raportin me dëmet e shkaktuara Komuna do t’ua procedojë ministrive përkatëse të Qeverisë së Kosovës, meqë Komuna nuk ka linjë buxhetore për dëme që shkaktohen nga fatkeqësitë natyrore”, ka thënë Elezi.