Javën e kaluar në qytetin e Mitrovicës, një punëtor humbi jetën pasi u rrëzua nga kati i shtatë bashkë me vinçin, i cili u shkëput derisa po barte materiale ndërtimore.

I riu nga Mitrovica Esat Gllogovci, tashmë i ndjerë, ishte bartur me ndihmën e shpejt në spital por nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra ku dhe ka vdekur.


Ndërsa kompania ndërtimore ku punonte dhe ku vdiq Esat Gllogovci, i ka dhuruar një banesë familjes së punëtorit.

Ndryshe, Gllogovci ka lënë gruan me fëmijë, ndërsa të sëmurë dhe në gjendje jo të mirë kanë mbetur edhe prindërit e tij.