Në tetor të vitit 2020, Qeveria e udhëhequr nga Kryeministri Avdullah Hoti hartoi planin e Rimëkëmbjes në të cilin parashihej ndihma ndaj bizneseve. Në listën e publikuar nga Ministri Hekuran Murati janë gjithsejtë 50 biznese që kanë përfituar 60 milionë euro nga pakoja e rimëkëmbjës së hartuar nga Qeveria Hoti.

E në mësin e atyre që përfituan është edhe kompania e sigurisë ‘Balkan International SHPK’ që për drejtor dhe pronar ka Besnik Berishën, dikur këshilltar i ish-kryeministrit Isa Mustafa kur ky i fundit udhëhiqte Qeverinë e vendit.

Kompania e Berishës, që merret me ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ka përfituar mbi 100 mijë euro nga Qeveria Hoti.

100,941,74 mijë euro del të jetë shuma e saktë që kompania e ish-këshilltarit të Mustafës mori nga qeveria Hoti si ndihmë financiare.

Krahas Besnik Berishës, kompaninë “Balkan International SH.P.K” e udhëheq edhe Lance Kallen në cilësinë e drejtorit të biznesit.

Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve, Arben Muqaj figuron si agjent i regjistruar i kompanisë Balkan Internetional.

Kompania “Balkan International” ka 470 punëtorë të deklaruar në ARBK.

Ndryshe sot ministri i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar listën e 50 bizneseve fituese, të cilët përfituan 60 milionë euro nga shteti si ndihmë për ta tejkaluar goditjen ekonomike të pësuar nga pandemia COVID-19./Reporteri