Shefi i gjigantit të rrjeteve, Cisco, Chuck Robbins, ka thënë se mungesa e çipave kompjuterikë pritet të zgjasë për pjesën më të madhe të këtij viti.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, shumë firma janë përballur me prodhim të vonuar për shkak të mungesës së gjysmëpërçuesve, që u shkaktua nga pandemia e COVID-19 dhe u përkeqësua nga faktorë të tjerë.

“Ne mendojmë se kemi edhe gjashtë muaj të tjerë për të kaluar afatin e shkurtër”, tha shefi i Cisco-s, Robbins.

“Ofruesit po ndërtojnë më shumë kapacitet. Dhe kjo do të bëhet më mirë dhe më mirë gjatë 12 deri në 18 muajve të ardhshëm”, u shpreh ai.

Ky zgjerim i kapacitetit do të jetë thelbësor pasi avancimet në Teknologji – përfshirë 5G, ‘informatikë në re’, inteligjencën artificiale – sjellin një rritje të madhe të kërkesës.