Admirali James Foggo, komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s tha se kompromisi dhe sakrifica janë të nevojshme për një marrëveshje Kosovë – Serbi.

Ai duke folur për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve midis dy shteteve ka përmendur se duhet që të dyja palët të jenë pro kompromisit dhe sakrificës.

Amirali Foggo, i cili udhëheq Komandën e Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s, KFOR, i kërkoi udhëheqësve të Kosovës dhe të Serbisë të ndjekin shembullin e Greqisë dhe Maqedonisë Veriore në marrëveshjen e tyre historike për të kapërcyer mosmarrëveshjen e tyre të gjatë për të siguruar një marrëveshje.

“Ajo që na duhet tani është kompromisi dhe sakrifica që kryeministrat Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev arritën me marrëveshjen e Prespës”, tha Foggo për BIRN, transmeton lajmi.net.

Foggo tha se Kosova duhet të heqë tarifat 100 për qind të cilat i vendosi në nëntor të vitit të kaluar për mallrat serbe, gjë që shkaktoi ndërprerjen e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të ndërmjetësuar nga BE në Bruksel.

Ai gjithashtu tha se të dy palët duhet të lënë pas ndryshimet e kaluara dhe të lëvizin drejt pajtimit të dy vendeve dhe etnive.

“Çdo përpjekje për të bllokuar dialogun apo për të asgjësuar atë nuk do të çojë në ndonjë rezultat pozitiv për asnjërën nga palët”, shpjegoi ai.