Deri në dhjetë kilometra është kolona e gjatë e automjeteve në rrugën Podujevë-Prishtinë.

Lexues të IndeksOnline kanë dërguar pamje nga kolona ku shihen shumë automjete duke lëvizur ngadalë në këtë aks.

Qytetarët janë duke e festuar Kurban Bajramin, po ashtu në vendin tonë kanë ardhur shumë mërgimtarë dhe kjo ka bërë që të krijohen kolona të gjata në të gjitha rrugët e Kosovës.