Pikë Kalimi Kufitar në Merdare vazhdon të jetë një nga pikat ku bashkatdhetarët duhet të presin me orë të tëra, shkruan Llapi.info

Kolona e automjeteve në këtë pikë është deri në 2500 metra e gjatë në hyrje, teksa për të dalë është 1500.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, pritjet po vazhdojnë deri dy orë e gjysmë për të hyrë në Kosovë, ndërsa për të dalë nga Kosova pritjet janë deri në 1 orë e gjysmë.

Për dallim nga kjo pikë, tjera pika kufitare në Kosovë janë më pak të ngarkuara./Llapi.info