Me ardhjen e festave të krishtlindjeve edhe kolonat në pikëkalimet kufitarë të Kosovës janë rikthyer.

Kolona të gjata të makinave deri në 3 kilometra po presin për të hyrë në pikë kalimin kufitar Serbi- Kosovë, përkatësisht në Merdar, raporton Llapi.info.

Sipas fotografive të cilat Llapi.info ka siguruar kjo pikë kufitare që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm është e ngarkuar me makina të shumta nga ku edhe vozitësve të automjeteve u ka shkaktuar pritje të gjata.

Kujtojmë se ditë më parë deputetët e Kuvendit të Kosovës Time Kadriaj, Saranda Bogujevci dhe Fidan Rekaliu vizituan pikëkalimin kufitar në Merdar nga ku edhe u njohën për së afërmi me problemet me të cilat po ballafaqohen Policia e Kosovës./Llapi.info