Projekti i ndërtimit të kolektorit kryesor të ujërave të zeza në Komunën e Podujevës nuk do të fillojë sivjet.

Ky projekt që financohet nëpërmjet kredisë së butë nga Austria, ende është në fazën e negocimit, shkruan sot Koha Ditore.

Në Ministrinë e Financave thonë se kur të pajtohen me komentet e tekstit, atëherë do të procedohet për hapat e mëtejmë.

Ndërtimi i këtij kolektori ka pasur të fillojë shumë muaj më parë. Në muajin shkurt të këtij viti ishte nënshkruar marrëveshja ndërmjet kryetarit të komunë së Podujevës, Agim Veliu dhe përfaqësuesit të kompanisë austriake “WDS Bau GmbH”, Thomas Dieringer, për ndërtimin e këtij kolektori. I pranishëm në këtë takim kishte qenë edhe Christoph Gierlinger nga kompania ÖSTAP.