Përderisa situata jo e zakonshme me pandeminë e koronavirusit po vazhdon në tërë botën, një mori programesh televizive janë detyruar të ndërpresin filmimin ose prodhimin e projekteve të parapara.

“EastEnders”, “The Only Way”, “Essex” dhe ribashkimi i shumëpritur i “Friends” janë në mesin e shfaqjeve televizive që janë prekur nga kjo situatë.

Por, për fat të mirë ka shumë programe të tjera të përfunduara që janë gati për transmetim gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm.

Në kohën ku rekomandohet të qëndroni në shtëpitë tuaja dhe të aplikoni distancën sociale, ju rekomandojmë t’i shikoni këto pesë seriale.

AFTER LIFE

Ricky Gervais në rolin e Tonit mundohet të shoqërohet më shumë pas humbjes së bashkëshortes së tij.

DEFENDING JACOB

Një burrë dhe një grua në Massachusetts kanë frikë se djali i tyre adoleshent është një vrasës.

Ky prodhim i Apple TV do ta ketë premierën më 24 prill.

Image result for defending jacob

KILLING EVE

Aventurat e vrasëses Villanelle (Jodie Comer) dhe agjentes që e ndjek hap pas hapi (Sandra Oh) kanë mahnitur audiencën në të dy anët e Atlantikut.

Sezoni i tretë i këtij seriali është një nga programet më të pritura të pranverës.

THE NEST

Historia e një çifti që kanë tentuar të bëhen prindër për një kohë të gjatë, por pa sukses.

Kjo dramë televizive me pesë episode fillon transmetimin këtë të hënë në BBC One.

BROOKLYN NINE-NINE

Shkrihuni së qeshuri me situatat komike në një stacion policor në Brooklyn.