Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca ka deklaruar se gjithsej 88 vende kanë kërkuar pajisje nga Turqia në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Koca zhvilloi një takim nëpërmjet video-konferencës me Dr. Hans Kluge, drejtorin rajonal për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Koca dhe Kluge në bisedën e tyre biseduan për pandeminë e COVID-19 dhe nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit dy vjeçar 2020-2021 që përfshin Turqinë dhe rajonin evropian të OBSH-së.

Gjatë kësaj bisede mori pjesë edhe dr. Pavel Ursu, kreu i zyrës të Turqisë si përfqësues i OBSH-së.

  • Kluge falënderon Turqinë

Dr. Hans Kluge deklaroi se epiqendra e re e COVID-19 është Amerika e Veriut dhe se pajisjet si maska dhe ventilatorë janë shumë të rëndësishëm, në mëyrë që punonjësit e shëndetësisë të mbrohen ashtu siç e meritojnë.

Ai ka shprehur falënderime ndaj Turqisë e cila ka ndihmuar shumë vende, përfshirë Italinë dhe Spanjën duke vënë në dukje se për të mposhtur koronavirusin duhet të mobilizohet shoqëria në mënyrën që të zvogëlohet kontakti fizik. “Unë ju përgëzoj lidhur me çështjen e ndarjes në platformën elektronike të të dhënave, kryesisht për masat e vdekshmërisë. Një prakaktikë e pashembullt”, tha Kluge.

“Elementi më i rëndësishëm në këtë luftë është vullneti dhe vendosmëria politike. Me këtë rast, unë dua të përcjell falënderimet e mia të nderuarit ministër dhe presidentit Erdoğan për hapat e hedhura në mobilzimin e burimeve të nevojshme dhe lidershipin që kranë treguar në këtë luftë”, tha Kluge duke shtuar se Turqia është treguar transparente në çështjen për ndarjen e të dhënave dhe është për t’u përgëzuar ndarja e këtyre të dhënave ditore në rrjetin social.

  • “Jemi një prej vendeve të fundit ku epidemia u regjistrua në rajonin e Evropës”

Ministri Koca bëri të ditur se ishin të vetëdijshëm se pandemia COVID-19 ishte fillimi i një periudhe të re dhe se në botë do të ndodhin ndryshime rrënjësore, ekonomike, politike, kulturore dhe të mënyrës së jetesës.

Duke vënë theksin se marrja e masave serioze në fillim të pandemisë vonoi në masë të madhe hyrjen e saj në Turqi, Koca deklaroi se “Në vendin tonë rasti i parë u regjistrua më 10 mars, 90 ditë pas shpërthimit në botë. Jemi një prej vendeve të fundit ku epidemia u regjistrua në rajonin e Evropës”.

Në periudhën kur epidemia u shfaq në Kinë, në vend u formua Bordi Shkencor i përbërë prej 30 shkencëtarësh përkatës dhe po ashtu u zhvilluan takime ditore duke informuar në mënyrë transparente qytetarët, rikujtoi Koca.

“Për fat të keq mosmarrja e masave serioze që në fillim nga vendet e rajonit të Evropës, i kushtoi një kosto të madhe rajonit. Për këtë arsye unë mendoj se vendet anëtare duhet të rishikojnë politikat e tyre për pandeminë. Si drejtor i rajonal dua të theksoj se mbi ju ka detyra shumë të rëndësishme”, tha Koca.

  • “Kemi treguar përpjekje për të siguruar nevojat e rreth 30 vendeve”

Ministri Koca vuri në dukje se sistemi shëndetësor i Turqisë është i fortë dhe se norma e shfrytëzimit të njësive të kujdesit intensiv është 62 për qind ndërsa në aspketin e pajisjeve mbrojtëse Turqia është në situatë të mjaftueshme për veten dhe në një situatë mjaft të mirë në krahasim me rajonin e Evropës.

Ai tha se kanë marrë një numër të madh kërkesash nga jashtë vendit lidhur me sigurimin e pajisjeve.

“Kemi treguar përpjekje për të siguruar nevojat e rreth 30 vendeve. Së fundmi Gjermania ka kërkuar 2 milionë maska të cilat do t’i sigurojmë brenda disa ditëve të ardhshme. Gjithashtu ka patur kërkesa edhe nga Britania për të cilën do të sigurojmë këtë mbështetje në kuadër të mundësive që kemi. Dëshiroj të shpreh se ka 88 vende që kanë kërkuar nga ne pajisje”, tha Koca.

Sipas tij, zgjidhja e COVID-19 kalon përmes shkencës dhe se nevoja e shkencës është prova, të dhënat dhe bashkëpunimi. Ministri turk më tej bëri të ditur se i sheh si shumë të rëndësishme punimet Kërkimore të Solidarizimit Klinik që OBSH-ja ka filluar në këtë drejtim ku edhe Turqia ka filluar përpejkjet e nevojshme për të dhënë kontribut.

Në fund të takimit u mbajt ceremonia për nënshkrimin e marrëveshjes dy-vjeçare të bashkëpunimit./AA