Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut e kanë quajtur komisionarin europian, Johanes Hans, mashtrues dhe premtues ordiner duke thënë se Qeveria e Kosovës as nuk është dashur të takohet me të.

“Johanes Han si mashtrues, premtues ordinerë tani po brengoset për taksën 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja kurse as që brengoset, edhe si kurtoazi që gati 2 milionë qytetarë të Kosovës i ka lënë të mbyllur në një rrugë qorre, pa dalje dhe pa perspektivë”, thuhet në deklaratën e KMDLNJ-së.

“Qeveria e Kosovës, jo që nuk duhet ta heqë taksën prej 100% por as që është dashur të takohet me Johanes Han derisa të mos merr garancione të prekshme dhe të matshme për liberalizim të vizave dhe mos-ndërhyrje të Serbisë në punët e brendshme të Kosovës aq më parë që kjo vizitë është vazhdimësi e presionit , me kërkesë të Serbisë dhe në dobi të Serbisë. Edhe nëse Kosova e tërheq këtë taksë, nuk pëfitpn asgjë përveç se do të vendnumërojë duke thelluat ndasitë dhe luftën ndërpartiake”.

KMDLNJ po ashtu i quan mashtrime dhe manipulime me ndjenjat e popullit premtimet e Hahn dhe Mogherinit se në dhjetor vendoset për liberalizimin e vizave.

“Premtimet e Mogerinit dhe Johanes Han se në dhjetor do të vendoset për liberalizim të vizave është mashtrim i paturpshëm dhe manipulim me ndjenjat e një populli të izoluar e që ka rënë viktimë e këtyre mashtrimeve të pamoralshme. Të gjithë raportuesit evropianë kanë deklaruar se Kosova i ka përmbushur kriteret e kërkuara për liberalizim të vizave duke kërkuar që të merret vendimi për liberalizim. Tash, vendimi për të mos e futur në rend dite liberalizimin e vizave për dhjetor 2018 ngrit tensionet në Kosovë dhe asnjë klasë politike nuk do të jetë në gjendje të qeverisë si duhet pas këtij mashtrimi të paskrupullt dhe flagrant”.

“Tash është vonë të kërkohet reciprociteti në sjellje dhe mospengim të njëra – tjetrës kur Serbia e ka bllokuar Kosovën në të gjitha përpjekjet integruese, e ka paralizuar në planin ekonomik duke e shndërruar në koloni përmes biznismenëve të poshtër shqiptarë që e dëmtojnë vendin për ineteresa personale dhe interesa të Serbisë, në mënyrë të turpshme po i blenë disa mini shtete ta tërheqin njohjen e Kosovës dhe po e destabilizon Kosovën përmes Listës Serbe”.