Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka njoftuar se klubet e natës së bashku me këngëtarët kanë vendosur të organizojnë një protestë në shenjë pakënaqësie ndaj Qeverisë.

Nën moton “Qeveri-Let us dance” pronarët e klubeve dhe artistët do mblidhen më 14 korrik nga ora 20:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Kllokoqi ka potencuar se ka 1 vit e 5 muaj që i kanë mbyllur bizneset e tyre, e gjitha kjo pa mbështetje financiare.

Ai thotë se sezoni i verës është shumë i rëndësishëm për këtë sektor dhe duke marr parasysh situatën epidemiologjike është momenti që këto biznese të hapen.

Sipas tij, në këtë protestë do performojnë edhe disa artistë.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Petrit Kllokoqit:EVENT / PROTESTË“QEVERI – LET US DANCE”Të gjitha Klubet e Natës në Kosovë së bashku me estradën, njëzëri kemi vendosur të organizojmë Protestën/Eventin “QEVERI – LET US DANCE” si shenjë pakënaqësie nga harresa e Qeverisë për sektorin tonë.Më shumë se 1 vit e 5 muaj kemi bërë kompromis për t’i mbyllur bizneset tona, me shumë mund e sakrificë për t’u kujdesë për punëtorë, për të likuiduar qiratë e kreditë, pa mbështetje financiare, pa mbështetje fiskale, pa strategji, pa vizion për turizëm, e tu e rreziku edhe diasporën tonë, remitencën tonë.Sezona e verës është pjesa më e rëndësishme e vitit për ekonominë dhe sektorin tonë, dhe duke pasur parasysh gjendjen epidemiologjike dhe në pajtim me gjendjen ekonomike të bizneseve tona, tash më shumë se kurrë gjatë pandemisë, është momenti që të HAPEMI!

Kjo event do të organizohet me datë 14 Korrik, në sheshin Skënderbeu, nga ora 20:00. Estrada jonë do të kujdeset për ti dhënë tinguj kësaj proteste me muzikë, duke performuar artistët si:

CAPITAL T, DAFINA ZEQIRI, ERMAL FEJZULLAHU, KIDA, LEDRI VULA, LUMI B, MAJK,  TAYNA,YLL LIMANI, DJ BANZ, DJ DAGZ, DJ PM.“QEVERI – KTHEJA NATËS JETËN!” .