Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka mbajtur një konferencë për media, pikërisht në ditëlindjen e kryetarit të kësaj Organizate, Nasim Haradinajt, i cili po gjykohet nga Gjykata Speciale në Hagë.

Faton Klinaku nga kjo organizatë ka uruar Haradinajn për ditlindjen, ndërsa ka folur edhe për zhvillimet e fundit politike në vend.

Ai ka komentuar edhe takimin në Bruksel në mes të liderëve të Ballkanit Perëndimor, duke thënë se kryeministri Kurti kriminelët i shpërndaru nëpër gjithë Ballkanin.

“Kriminelët duhet të eliminohen nga institucionet dhe prania në pushtet e tyre. Këto deklarata ishin të çuditshme dhe këto nënkuptime filluar për UÇK-në. Për kë e ka fjalën Albin Kurti lidhur me ‘eliminim të kriminelëve”?, ka thënë Klinaku.

Ai ka kritkikuar Kurtin duke pyetur se kush janë kriminelët e Ballkanit Perëndimor.

“E gjithë bota e di se Serbia është e mbushur me kriminel. Në Gjykatën Speciale po rrijnë njerëz të pafajshëm, prokurorët e dinë se do të dështojnë, bashkë me ata që dërguan dosje”, ka thënë Klinaku.

Ai pati kritika edhe për ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, duke thënë se ‘filloi eliminimi i diplomatëve nga UÇK nga ministrja që e fajëson UÇK-në’.

“Ne kishim për detyrë ta çlironim vendim dhe të pavarësonim atë. Jemi sulmuar vazhdimisht deri më tani. Ne njihemi për luftë të pastët dhe duhet të mburremi. U bëjmë thirrje krerëve që t’i sqarojnë deklaratat e tyre”, tha ndër të tjera Faton Klinaku.