Shkolla e Mesme e Lartë e Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë ka ndaluar përdorimin e telefonave për nxënësit gjatë procesit mësimor, shkruan Llapi.info.

Kjo shkollë ka bërë të ditur se ky vendim është bërë në bazë Udhëzimit Administrativ, ndërkohë që ka njoftuar se janë vendosur dollapët për vendosjen e telefonave celularë gjatë mësimit.

“NDALIM I PERDORIMIT DHE POSEDIMIT TE TELEFONAVE GJATE PROCESIT MESIMOR.  Me qellim te zbatimit sa me efikas te vendimit te MASHT nr 509/01B, te datës 29.11.2018 dhe “Udhëzimit Administrativ nr 20/2018, për ndalimin e telefonave celular ne institucionet parauniversitare”, kemi filluar montimin e dollapëve pranë secilës klasë, për vendosjen e telefonave celular gjate periudhës së qëndrimit në shkolle.  Posedimi dhe përdorimi i telefonave gjatë procesit mësimor është duke ndikuar jashtëzakonisht shumë në cilësinë e punës, përqendrimin e nxënësve dhe rezultatet e tyre. Andaj, përmes kësaj iniciative synojmë që të bëjmë hapa konkretë në krijimin e parakushteve për mësim cilësor dhe eliminimin e çdo situate të pakëndshme të keqpërdorimit të teknologjisë në shkollat tona!  Zbatimi i këtij vendimi do të filloj nga fillimi i vitit të ri shkollor dhe ndaj atyre që nuk respektojnë këtë vendim do te ndërmerren masa konform rregullores së shkollës dhe legjislacionit ne fuqi”, thuhet në njoftimin e kësa shkolle./Llapi.info