Qytetarët e Kosovës kanë qenë dëshmitarë të reshjeve që nga dita e djeshme, të cilat thuajse nuk janë ndërprerë për asnjë moment.

Ndonëse dje të reshurat ishin të një intensiteti më të ulët, sot intensiteti ka qenë më i fuqishëm.

Sipas Besim Aliut, parashikues i motit në IHMK, të reshura më së shumti janë regjistruar në Junik, ndërsa më së paku në Ferizaj.

Kjo është gjendja e të reshurave në vendin tonë të paraqitura në milimetra në grafikonin më poshtë: