Fitorja eventuale ndaj Llapit në finale të DigitAlb Kupës do t’i pasurojë futbollistët e Besës me nga 4 mijë euro, transmeton Llapi.info.

Burime të Sheshit brenda klubit pejan zbulojnë super-premiat që kryesia ua ka premtuar futbollistëve në rast triumfi më 31 maj.

Secili lojtar kontribues në fitore do të përfintonte nga 4 mijë euro, premi rekorde e dhënë ndonjëherë në futbollin kosovar.

Në rast të fitores, përveç parave si triumfues i Kupës, Besës nuk do t’i takojë asgjë tjetër.

Nga ana tjetër, një fitore eventuale Llapin do ta dërgonte edhe në arenën ndërkombëtare.

Andaj, nëse Besa ka arsye që futbollistëve t’u japë nga 4 mijë euro për fitore, llapjanët sigurisht se do të ’çmendin’ me premiat. Gjithsesi, mbetet të shihet kjo…

Finalja e DigitAlb Kupës luhet më 31 maj në stadiumin ”Riza Lushta” prej orës 16:30.